Sot dita 1 maj, muaji i ri më nisi me një surprizë, sa e bukur, aq emocionuese. Ishte portreti im. “Art në kohën e Coronavirusit” është nisma fisnike e arkitektit të mirënjohur Lulzim Behxheti në ndihmë të edukimit të fëmijëve me autizëm në Kosovë. Arkitekti i nderuar në një kohë të vështirë që po e kalon e gjithë bota, ka ndërmarrë një iniciativë me shumë vlerë, për themelimin e fondacionit humanitar “Vjosa Foundation”, me seli në Helsinki. Ky fondacion ka për qëllim mbështetjen e fëmijëve me autizëm në Kosovë duke ndihmuar në ndërtimin e 30 shtëpive me qëllim të edukimit të fëmijëve autik. Ky mision fisnik gjatë kohës së karantinës i ka lindur si ide nga bërja e portreteve të miqve te tij.
E falenderoj nga zemra për përfshirjen në këtë nismë humane, dhe për mesazhin që ajo përcjell tregon atë gjak fisnik që ekziston tek ne shqiptarët. Këta shqiptarë “Heronj të Vlerave” është ajo çfarë na ka bërë gjithnjë të ndjehemi krenarë. Faleminderit që ekzistoni. Respekte Mirënjohje
E përgëzojmë arkitektin Lulzim Behxheti për këtë nismë me vlera të mëdha sociale ekonomike dhe që mbart një mision të rëndësishëm. Ftojmë gjithashtu të gjithë ata që dëshirojnë ta mbështesin këtë nismë humanitare duke iu ndryshuar të ardhmen fëmijëve.
Ashtu sikurse është edhe tema e Ditës Botërore të Vlerave 2020, “Heronjtë e Vlerave” referuar situatës që po kalojmë ne sollëm pranë jush si pjesë e këtij komuniteti global të evidentojmë rastin në fjalë duke jua sjellur pranë jush të dashur miq që na ndiqni, një ndër rastet e heronjve shqiptarë të vlerave sikurse është edhe nisma e çmuar e arkitekt Lulzim Behxheti. Edhe ne shqiptarët sikurse e gjithë bota kemi Heronjtë e Vlerave tona shqiptare, të cilët janë të shumtë. Ne bashkë do ia dalim! Suksese! Muaj të mbarë!